Si duhet tё reagojmё
Nё njё vend ku elita e tij politike akuzohet nё mёnyrё permanente pёr afera korruptive dilema e ekzistencializmit social tё tij ёshtё madhore. Mark Warren do tё cilёsonte se qeveritё duhen pikёrisht nё atё çast kur individёt humbin besimin tek njёri tjetri. Çfarё duhet thёnё tё bёjmё kur kemi humbur besimin dhe tek qeverisja? Sic shihet metastazat e korrupsionit kanё pёrfshirё si pushtetin lokal dhe atё qёndror. Ushtarё tё tё dy kampeve ngulçojnё tё shfaqin virgjёrinё e tyre ndёrkohё qё numri i klientёve ‘shfrytёzues’ ju rritet pёrnatё. Sjelljet teatrale e kllounёve tё moralit tё cilёt mbajnё mbi supe dhjetra dosje janё vёrtet patetike. Ekranet e mediave nxihen nga politikanё qё herё sillen si prokurorё e hetues dhe herё si teologё tё demokracisё. Kjo situatё pёrcёlluese po bёn qё publiku tё bezdiset deri nё neveri.
Studiues tё ndryshёm tё korrupsionit mendojnё sё njё ndёr faktorёt me rezultativ ёshtё oponenca kolektive e cila pёrfshin shumё aktorё jo qeveritarё. Duke filluar qё nga qytetari mё i thjeshtё, shoqёria civile, kastat akademike, mediat, komunitetet fetare, dhe deri tek bisneset private.
Profesor Lambsdorf (2008) cilёson se njё ndёr mёnyrat me efikase tё luftёs kundёr korrupsionit ёshtё presioni publik deri nё gjenezё. Aktorёt e korrupsionit vuajnё nga paranoja e mungesёs sё besimit tek kundёrshtarёt e tyre. Dhe sipas Lambsdorf ёshtё pikёrisht kjo ‘thembra e akilit’ e cila duhet shfrytёzuar nga publiku pёr tё denoncuar aktet korruptive. Ajo qё po ndodh sot me klasёn politike nuk ёshtё as mё shumё dhe as mё pak njё krizё mosbesimi midis tё korruptuarve.
Shoqёria civile nga ana tjetёr duhet tё sinkronizojё mё publikun. Politika nё shoqёrite tranzitorё e pёrdor korrupsionin si mjet kontrolli. Ajo pёrpiqet sipas Prof. Khan (1998)qё nё shoqёri tё tilla ku shoqёria civile nuk pёrfaqёson shtresёn e mesme, t’i neutralizojё ato nёpёrmjet krijimit tё njё konkurence pёr grante apo benefite tё llojeve te ndryshme. Nё kёtё aspekt duke iu kthyer teorisё sё ‘paranojёs’ tё Prof. Lambsdorf, shoqёria civile nuk duhet tё komportojё sic ka ndodhur deri tani por tё luajё rolin e saj klasik tё proklamuar nga Antonio Gramsci qё nё vitin 1920 –tё mbikqyri shtetin duke mbrojtur interesat e publikut.
Roli i bisnesit privat ёshtё gjithashtu shumё i rёndesishёm nё kёtё proçes. Megjithёse qёllimi i kёtij tё fundit ёshtё maksimizimi fitimit kjo s’do tё thotё se ai mund tё arrihet vetёm duke deformuar tregun e lirё nёpёrmjet lidhjeve me politikёn. Elita politika nё aktivitetin e saj korruptiv partnerin mё tё ngushtё ka bisnesin privat. Sipas raportit mё tё fundit tё Transparency International The Global Corruption Report 2009, nё Britaninё e Madhe rreth 40% e tregut kontrollohet nga kompani me lidhje tё forta me politikёn dhe kjo marrdhёnie shkon deri nё 80% nё tregun Rus. Pёr kёtё qёllim sektori privat nuk duhet tё tregohet indiferent por tё shmangi pёrfitimit e padrejta duke ulur kёshtu mundёsitё e kastёs politike pёr tё pastruar pёrfitimet e paligjshme. Sipas raportit tё mёsipёrm shumica e drejtuesve tё bisneseve e sheh favorizimin pёr shkaqe korruptive, si njё ndёr faktorёt mё negative nё zhvillimin e bisnesit tё tyre, kjo krahasuar edhe me infrastrukturёn difektoze apo dhe me korrupsionin nё gjyqsor.
Me pak fjalё nёse shoqёria civile sё bashku me mediat, akademikёt por dhe komunitetet fetare do tё luanin rolin moral nё betejёn kundёr korrupsionit, roli bisnesit privat do tё ishte ai i kufizimit tё burimeve financiare. Megjithatё tё gjithё kёta aktorё kaq tё rёndёsishёm do tё duhet tё dakortonin nё njё parim atё tё tё qёnit proaktiv nё kёtё fushatё. Indiferenca, apatia, mos pёrfillja e asaj qё ndodh nuk do tё na ndihmonte. Tashmё ky fenomen por rrezikon tё kthehet nё fobi pёr shoqёrinё shqiptare. Duke mos reaguar nuk do tё bёjmё gjё tjetёr por vetёm se do ta oksigjenojmё mё shumё korrupsionin politik i cili po na mbyt tё gjithёve. Nuk duhet qё elita politike ta dirigjojё shoqёrinё nё fatalizmin se korrupsioni tek Shqiptarёt ёshtё cёshtje kulturore. Gёnjёshtra me e madhe qё nuk do tё duhet tё besojmё ёshtё pikёrisht kjo. Dhe pёr kёtё nuk duhet tё tregohemi indiferent por tё reagojmё kolektivisht.
Nga Fabian Zhilla
Botuar ne Gazeten Mapo Shtator 2010
No comments:
Post a Comment