Nje FBI per Shqiperine
Fabian ZhillaE Premte, 14 Gusht 2009
Koeficienti i larte i humbjeve ne radhet e policise shqiptare ne luften kunder krimit, ngre pikepyetje te rendesishme ne lidhje me te gjithe strukturen, organizimin dhe politikat e luftes kunder krimit te organizuar dhe jo vetem ne Shqiperi. Megjithe perpjekjet e shumta te forcave te rendit, krimi i organizuar serish arrin te jete i suksesshem ne neutralizimin e tyre. Pikerisht per kete, lufta kunder krimit te organizuar kerkon jo vetem nje perballje frontale, por shterim te te gjitha mjeteve dhe menyrave qe e forcojne ate. Vendi yne fatkeqesisht ofron shume mundesi oportune qe krimi i organizuar te zhvillohet, sic jane niveli i larte i korrupsionit, evazioni shqetesues fiskal (mbi 30% e veprimeve financiare kryen jashte institucioneve te autorizuara) dhe pozicioni mjaft i volitshem gjeografik. Nga ana tjeter, nje faktor tjeter po aq i rendesishem eshte edhe struktura shume e shperndare ne vend e luftes kunder krimit te organizuar apo dhe veprave penale qe lidhen direkt ose indirekt me te, si korrupsioni pasiv apo aktiv, pastrimi i parave, cilesi dokumentesh shteterore lehtesisht te manipulueshem, si dhe niveli mjaft i ulet i perditshmerise te strukturave policore ne pergjithesi, me njohurite bashkekohore per teknikat e perdorura nga krimi i organizuar sot. Per kete arsye, mbase eshte koha qe shteti shqiptar te hedh hapa konkrete, per ngritjen e FBI-s shqiptare, nje shembull qe me shume sukses po e ndjek dhe Britania e Madhe, koheve te fundit me Agjencine kunder Krimeve te Renda (SOCA). Por perpara se te shkojme ne argumentimin se pse ngritja e nje strukture te tille eshte emergjente ne Shqiperi, do te ishte me interes te shtjellonim disa detaje, te cilat nuk jane evidentuar dukshem ne analizat e fundit te ngjarjes ne Durres.
Se pari, ata qe humben jeten ne kete krim nuk ishin police te thjeshte, por nder efektivet me me eksperience ne vend. Ky perben nje shqetesim mjaft serioz, pasi tregon se prej kohesh sofistikimi i krimit ne Shqiperi po i kalon permasat e krimit ordiner dhe po konturohet ne nje krimi mjaft profesional dhe te tipit mafioz. Ne kete drejtim analiza per kete ngjarje duhet te jete thelbesore dhe jo te mjaftohet vetem ne gjetjen e autoreve, pergjegjes direkt te ketij deshtimi. Se dyti, rasti Dajti konfirmon dhe nje here se struktura dhe format e operimit te krimineleve shqiptare nuk kane pesuar ndonje ndryshim te dukshem gjate periudhes se tranzicionit, gje qe tregon se metodologjite e luftes kunder krimit te organizuar ne Shqiperi, nuk kane dhene rezultatin e duhur. Karakteristikat e pershkruara nga shume studiues serioze te krimit te organizuar ne Shqiperi, si francezi Reufer konfirmohen dhe nga tipologjia e grupit te Dritan Dajtit. Edhe ketu struktura e grupit, ndertohet ne nje njesi te vogel (zakonisht nuk e kalon nr. 5), kryesisht me nje anetaresi qe bazohet ne lidhje gjaku, jane shume inteligjent, te dhunshem dhe ambientohen shume shpejt me teknologjite e kohes. Se treti, ajo qe bie ne sy eshte gjithashtu dhe arsimimi deri diku superior, i autorit te krimit me shumicen e njesise speciale, gje qe nxjerr ne pah se kontingjenti i krimit tashme eshte shume me cilesor se me pare. Se katerti, sipas medias se fundi, numrat e telefonit qe posedonte Dritan Dajti tregojne shtrirjen dhe forcen e krimit te organizuar, i cili jo vetem qe ka lidhje me kapjen e strukturave shteterore por dhe me fushen e biznesit. Lidhja e krimit me biznesin eshte nje tjeter faktor shqetesues, pasi jo vetem qe veshtireson investigimin e krimit por kriminalizon dhe biznesin, duke deformuar keshtu zhvillimin ekonomik nga nje ekonomi e rregulluar nga forcat e tregut te lire, ne nje ekonomi te influencuar nga krimi i organizuar. Me pak fjale, krimi i organizuar ne Shqiperi eshte mjaft aktiv. Ai nuk eshte minimizuar por perkundrazi, gradualisht po shnderrohet ne forma shume me te sofistikuara, sjellje po aq te dhunshme sa me pare. Kjo situate e ben imperative ngritjen e nje agjencie speciale, e denje per t'u perballur me keto sfida te kohes.
Pra per t'iu kthyer analizes sone ne lidhje me ngritjen e nje strukture speciale, sic do te ishte nje FBI e mundshme shqiptare, rasti i Dritan Dajtit tregon se pervec ndryshimeve ligjore parciale, sic jane dhe ndermarrjet e fundit te kryeministrit ne lidhje me rishikimin e ligjit perkates per statusin e policeve te vrare ne krye te detyres, ky i fundit duhet te beje pikerisht ate qe Presidenti amerikan Rusvelt, beri ne vitin 1908. Shume faktore te Amerikes se atehershme, qe shtyne presidentin e asaj kohe per kete nisem, nuk ndryshojne me situaten aktuale ne Shqiperi. Nje shoqeri ku dhuna eshte mjaft prezent, zhvillimet e shpejta teknologjike, korrupsioni galopant ne politike dhe strukturat lokale, levizje masive demografike ne qytetet kryesore, monopolet e reja te bisnesit, ndryshimet e shpejta ideologjike, si dhe lufterat ne rajon e bejne te domosdoshme ngritjen e kesaj agjencie.
Ky institucion duhet te jete teresisht i pavarur politikisht dhe juridiksioni i tij, duhet te perfshije si sektorin shteteror dhe ate privat. Ashtu sikurse FBI kjo agjenci duhet te hetoje kryesisht krimin e organizuar, korrupsionin, terrorizmin dhe vjedhjet, mashtrimet e permasave serioze.
Ne kete njesi duhet te perfshihen shume drejtori, qe sot gjenden nen 'sqetullat' e ekzekutivit, si drejtori qe lidhen me krimin ekonomik dhe luften kunder korrupsionit. Shtrirja e 'pushtetit' te saj edhe ne luften kunder korrupsionit, eshte mjaft e rendesishme sidomos ne investigimin e atyre institucioneve qe merren sot direkt apo indirekt, me luften ndaj krimit dhe korrupsionit, si gjykatat, prokuroria, Kontrolli i Larte i Shtetit, Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive etj.
Statusi i kesaj agjencie duhet te jete prestigjioz, si ne kuptimin financiar por dhe ne imunitetin e ofruar, kjo dhe per vete specifiken e kesaj agjencie. Rekrutimi duhet bazuar jo me ne individ me "muskuj" sic ka ndodhur rendom ne strukturat tona te antikrimit, por ne njerezit me te kualifikuar dhe te profesionalizuar ne fushat perkatese, qe lidhen me vete profilin e saj.
Kjo agjenci realizon pikerisht ato, qe sistemi yne ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit vuan. Nje agjenci moderne dhe mjaft e specializuar ne keto drejtime. Nje institucion me fleksibilitetin dhe shpejtesine, per t'u perballur me zhvillimet teknologjike dhe financiare te kohes, qe sherbejne ne sofistikimin e krimit. Konsolidimin ne nje strukture te vetme dhe te pavarur politikisht, te shume drejtorive te shperndara sot ne institucione te ndryshme shteterore, nen kontrollin e ekzekutivit. Kjo do te rris eficencen ne goditjen ndaj shume lidhjeve te krimit, me boten e politikes dhe bisnesit. Do te ndihmoje ne nje nderlidhje me te mire midis strukturave perkatese, brenda se njejtes agjenci, shkembim me te kontrolluar te informacionit si dhe ruajtjen dhe forcimin e tradites dhe ekspertizes ne kete drejtim, gje qe 'rrjedh' shpesh ne Policine e Shtetit me ndryshimet politike. Qeveria shqiptare duhet ta shikoje me perparesi ngritjen e kesaj agjencie, si nje mjet tashme i certifikuar ne sukseset e saj ne luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit.
No comments:
Post a Comment